Ndërtimi i një prototipi të një frigoriferi inteligjent

Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Informatikë, F.SH.N., U.T.

Studenti: Mario Çoku

Abstrakt

Pajisjet inteligjente të lidhura në internet janë prej kohësh pjesë e hulumtive të shumta. Disa prej tyre kanë kaluar dhe në prodhim konkret në industri. Në këtë temë duhet ndërtuar një prototip i simuluar i një frigoriferi inteligjent të lidhur gjithashtu në internet. Procesi i dizenjimit duhet të jetë i orientuar ndaj përdoruesve. Funksionalitetet duhet të përcaktohen vetëm pas një studimi të mirëfilltë të profileve të përdoruesve si dhe pas një ndërveprimi të mjaftueshëm me ta.

Duke qenë se bëhet fjalë për një pajisje jo të kudogjendur, përdoruesit duhet të njihen me mundësi të reja shfrytëzimi të frigoriferit, si p.sh. krijimi automatik i listave të blerjeve, optimizimi i temperaturës, njoftimi për produkte që nuk mund të konsumohen më, etj. Qëllimi kryesor është kryerja në mënyrë automatike nga frigoriferi të një pjese të punëve që kryhen manualisht në një frigorifer tradicional, por të mundosohen dhe veprime të tjera nga ndërlidhja e frigoriferit me sisteme informacioni të jashtme.