Dizenjimi i një sistemi menaxhimi identiteti që përdor teknologjitë JAVA Enterprise

Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Informatikë, F.SH.N., U.T.

Studenti: Rediola Murataj

 

Abstrakti:

Menaxhimi i identitetit është një nga sektorët kyç të një sistemi informacioni. Është shumë e rëndësishme që qasja mbi burimet që ofron një sistem informacioni të jetë e kontrolluar, pra në çdo moment të dihet kush po e përdor sistemin dhe a ka të drejta për ta shfrytëzuar një burim konkret. Për arkitekturat klient-server lind mundësia e ofrimit të një mënyrë që qëndërzuar për menaxhimin e identitetit. Megjithatë qasjet tradiconale nuk janë të standardizuara. Gjithashtu qëndërzimi sjell probleme në rast të dështimit të kësaj qëndre menaxhimi identiteti për shkak se ajo sillet si një “pikë e vetme dështimi” (single point of failure).

Qëllimi i kësaj teme është hulumtimi i metodave për ndërtimin e sistemeve të menaxhimit të identitetit të arkitekturave klient-server. Nga ana teknologjike konkretisht, do eksperimentohet me teknologjitë enterprise të JAVA, si p.sh. JAVA EE apo dhe framework të ndryshem si p.sh. Spring.

Produkti final do jetë dizenjimi i një sistemi të tillë si dhe ndërtimi i një prototipi ilustrues që vë në dukje funksionalitetet e sistemit të menaxhimit të identitetit në fjalë.