Back to Master Thesis
Running

Arkitektura Edge Computing në Sisteme të Shpërndara

Student: Rea Shenjtolli

Abstract

Zhvillimi i aplikacioneve moderne në kohë reale, ka nxjerrë në pah kufizimet e arkitekturave tradicionale cloud, veçanërisht në aspektin e latencës, ngarkesës së rrjetit dhe shkallëzueshmërisë. Edge computing paraqitet si një paradigmë alternative, e cila zhvendos përpunimin e të dhënave nga qendrat qendrore cloud drejt nyjeve periferike të rrjetit, më afër burimit të të dhënave dhe përdoruesit final.

Ky punim synon të analizojë në mënyrë të thelluar arkitekturat edge computing dhe ndikimin e tyre në performancën e sistemeve të shpërndara. Fokus i veçantë i studimit është krahasimi ndërmjet arkitekturës tradicionale dhe arkitekturës hibride cloud–edge, duke u bazuar në metrika të matshme. Punimi përfshin analizën e rasteve konkrete të përdorimit të edge computing në aplikacione në kohë reale, si dhe implementimin e një prototipi eksperimental për të vlerësuar efektet praktike të kësaj qasjeje.

Starting Point

  • Bob Gill, David Smith, (Sep. 2018). "The Edge Completes the Cloud: A Gartner Trend Insight Report"
  • M. Satyanarayanan, (Jan. 2017). "The emergence of edge computing"
  • Giridhar Talla (Feb. 2023). "How edge functions move your back end close to your front end" (Blog post)