Rekomandimi i përmbajtjes së personalizuar nëpërmjet profileve të përdoruesve implicite

Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Informatikë, F.SH.N., U.T.

Studenti: Eno Hoxha

Abstrakt

Sistemet e rekomandimit u ofrojnë përmbajtje të personalizuar përdoruesve të faqeve të internetit. Përmbajtja e rekomanduar mund të jetë e ndryshme: produkte komerciale, postime në mediat sociale, artikuj lajmesh, etj. Qasje të ndryshme të rekomandimit përdorin profile përdoruesish të krijuara nga modelimi i interesave të tyre. Detyra kryesore e rekomandimit të personalizuar të përmbajtjes është lidhja e përmbatjes të sistemit përkatës me profilet e ruajtura të përdoruesve. Profilet e përdoruesve mund të popullohen në mënyrë eksplicite (përdoruesit shprehin interesat e tyre), ose implicite (të nxjerra nga sjellja e gjurmuar e tyre). Në këtë tezë duhet të shqyrtohen qasje të ndryshme të krijimit të profileve implicite të përdoruesve. Qëllimi kryesor i këtij shqyrtimi është identifikimi i veçorive kyçe që mund të përdoren për profilet e përdoruesve. Duhet të ndërtohet një framework rekomandimi përmbajtje që mundëson nxjerren e interesave të përdoruesve në mënyrë implicite dhe rekomandon përmbajtje bazuar tek profilet e krijuara të përdoruesve. Sjellja e përdoruesve duhet të gjurmohet nëpërmjet një skedari Javascript që popullon veçoritë e profileve të përdoruesve. Framework-u duhet të jetë i përgjithshëm (jo i varur nga përmbajtja).