Krahasimi dhe ilustrimi me prototipe i disa framework-eve që përdorin arkitekturë MVC

Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Informatikë, F.SH.N., U.T.

Studenti: Eneda Gjermeni

Abstrakti: 

MVC (Model-View-Controller) është një arkitekturë ndërtimi software (paradigmë) që ndan ndërfaqen e përdoruesit nga logjika e biznesit dhe menaxhimi i të dhënave. Sipas një përshkrimi të përgjithshëm Modeli zakonisht është ajo pjesë që përfaqëson të dhënat që do menaxhohen, View është përfaqësuesja e ndërfaqes së përdoruesit dhe Controller-i është menaxhuesi i logjikës së biznesit.

Detyra e kësaj teme është krahasimi i disa framework-eve të programimit që përdorin arkitekturë MVC. Ky krahasim duhet të përfshijë ndërtimin e prototipeve ilustruese me qëllim që të evidentohen veçoritë e secilit si dhe përparësi ose mangësi të mundshme.