Dizenjimi i një sistemi informimi publik që përdor teknologjitë NFC

Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni, F.SH.N., U.T.

Studenti: Denisa Alimani

Abstrakti:

Teknologjitë NFC lejonë komunikimin e pajisjeve ose identifikimin e objekteve pa prekje (në një distancë të shkurtër). Kohët e fundit numri i telefonëve celularë që përfshijnë një lexues ose komunikues të dhënash NFC është rritur ndjeshëm. Megjithatë mundësitë konkrete të shfrytëzimit si dhe rastet e përdorimit që ofrojnë vlerë të shtuar janë akoma të cunguara.

Një mënyrë përdorimi e teknologjive NFC është shfrytëzimi i tyre për informimin e publikut në lëvizje brenda një godine ose në një qytet. P.sh. gjatë vizitimit të qëndrave tregtare mund të ofrohen informacione të ndryshme (oferta) në momentin kur i afrohesh vitrinës. Një përdorim i ngjashëm mund të ishte brenda një spitali, aeroporti, institucioni, godine shkollore apo dhe për informacione turistike gjatë vizitimit të një qyteti. Në të vërtetë mundësitë e shfrytëzimit janë të shumta.

Detyra e kësaj teme është identifikimi i një mënyre konkrete përdorimi të teknologjisë NFC në Shqipëri si dhe ndërtimi i një prototipi sistemi informacioni që e shfrytëzon atë. Duhet hulumtuar për sisteme të ngjashme të raportuara në literaturë, në mënyrë që të krijohet një ide më e mirë për mundësitë e zhvillimit. Prototipi duhet të konkretizohet në një aplikacion mobile dhe të vlerësohet me përdorues.