Ndërtimi i një sistemi për numërimin e personave duke përdorur teknologjitë e dallimit dhe njohjes së fytyrës
Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni, F.SH.N., U.T.
Studenti: Nertil Poçi
Abstrakt i temës:
Në godina me frekuentim të madh njerëzish, si shkolla, aeroporte, qëndra tregtare, etj. mund të lindi nevoja për monitorimin e numrit të njerëzve që ndodhen në godinën në tërësi apo pjesë të veçanta të saj në një moment të caktuar.
Detyra e kësaj teme është dizenjimi dhe implementi i një sistemi që mund të dallojë dhe identifikojë persona të shumëfishtë në një skenë të mbushur me njerëz duke përdorur një ose më shumë kamera si sensorë. Për këtë qëllim do të përdoren teknika për dallimin dhe njohjen e fytyrës. Duke ruajtur të dhënat në një bazë të dhënash sistemi do të ketë mundësinë të japi statistika mbi numrin e personave që frekuentojnë një zonë të caktuar në një interval të caktuar. Këto të dhëna mund të ofrohen edhe në kohë reale.