Ndërtimi i një sistemi për të ndarë të dhëna mbi trafikun rrugor në kohë reale
Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Informatikë, F.SH.N., U.T.
Studenti: Antonio Papa
Abstrakt:
Përdorimi i telefonëve celularë të ashtuquajtur inteligjentë (smartphone) me qasje në internet është rritur ndjeshëm. Si rrjedhojë janë krijuar skenarë përdorimi të rinj që shfrytëzojnë pikërisht këta të fundit. Njëri prej tyre është ai i sinjalizimit të prezencës së trafikut në rrugë me anë të pajisjeve mobile.
Qëllimi i kësaj teme është ndërtimi i një sistemi që lejon udhëtarët e bllokuar në trafik që të sinjalizojnë këtë informacion nëpërmjet telefonit të tyre. Informacioni i grumbulluar mund të përdoret për të njoftuar palët e interesuara në kohë reale. Vizualizimi i të dhënave mund të bëhet duke përdor harta gjeografike ose duke paraqitur thjesht përshkrimin e vendndodhjes. Të dhënat duhet të jenë të aksesueshme nga celularë apo dhe kompjutera personalë.
Një mundësi për zhvillimin e këtij sistemi mund të jetë shfrytëzimi i platformave programuese të rrjeteve sociale (p.sh Facebook). Kjo do të ishte një mënyre e shpejtë për të përfshirë përdorues të shumtë në sistem, në rastin kur ata janë përdorues të rregullt të rrjetit social në fjalë.