Optimizimi i kostos së infrastrukturës në skenarët e përshkallëzimit të automatizuar

Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni, F.SH.N., U.T.

Studenti: Sergion Bame

Abstrakt

Përshkallëzimi i automatizuar i sistemeve të bazuara në ueb në ditët e sotme është plotësisht i realizueshëm. Përveç alternativa të posaçme nga shumica e ofruesve cloud, ekzistojnë dhe alternativa të pavarura nga platforma e ekzekutimit si përshkallëzimi nëpërmjet teknologjive container (p.sh. Kubernetes). Megjithë cilësinë në rritje të mjeteve teknologjike, optimizimi dhe mbajtja në kontroll e kostove të ekzekutimit mbetet sfiduese.

Detyra e kësaj teme është hulumtimi mbi mundësitë ekzistuese për optimizimin e kostove të ekzekutimit në skenarët e përshkallëzimit të automatizuar. Duhen analizuar rezultate kërkimore si dhe zgjidhje që gjenden tashmë në industri. Pjesë e temës është dhe ndërtimi i një prototipi sistemi që shfrytëzon teknologjitë container për përshkallëzimin e infrastrukturave, por duke optimizuar koston bazuar tek përdorimi aktual dhe historik i aplikimit.