Optimizimi i përdorimit të energjisë elektrike në shtëpitë inteligjente

Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni, F.SH.N., U.T.

 

Studenti: Aurela Tosuni

Abstrakt:

Shtëpitë inteligjente (smart homes) janë tashmë një realitet. Pajisjet që ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi janë tashmë të kudogjendura, prodhohen masivisht dhe me kosto të përballueshme. Në të njëjtën kohë zhvillimet në teknologjitë e “machine learning” mundësojnë analizën e sjelljes së përdorimit duke mundësuar parashikimin e nevojave të ndryshme të përdoruesve në intervale kohore të caktuara.

Qëllimi i kësaj teme është ndërtimi i një prototipi softuerik që shfrytëzon teknologjitë machine learning për optimizimin e përdorimit të pajisjeve elektroshtëpiake në një shtëpi inteligjente. Puna përfshin shqyrtimin e literaturës në lidhje me rezultate të deritanishme në këtë drejtim dhe vënien në dukje të fizibilitetit të përdorimit të zgjidhjeve të tilla. Pajisjet dhe konsumi i energjisë mund të simulohen (nëpërmjet softuerëve).