Performanca e Librarive ORM në .Net

Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni, F.SH.N. U.T.

Studenti: Bruno Bregu

Abstrakt

ORM (Object Relational Mapping) zgjidh problemet e hasura në ruajtjen e përhershme të të dhënave të një modeli të orientuar ndaj objekteve në baza të dhënash relacionale. Një problem i lindur që në fillimin e rritjes së popullaritetit të paradigmës OO vite më parë, mbetet ende problematik në ditët e sotme në lidhje me performancën e tij. 

Në këtë studim do shqyrtohen artitekturat dhe implementimet e alternativave të ndryshme të librarive ORM në .Net. Pas vënies në dukje të ndryshimeve dhe të përbashkëtave dhe si qëndrojnë ato në lidhje me qasje të ndryshme të raportuara në literaturë, duhet të realizohen dhe eksperimente konkrete në lidhje me performancën e tyre mbi një bazë të dhënash të konsiderueshme.