Shfrytëzimi i arkitekturave pa server (serverless architectures) për analizimin e të dhënave të mëdha
Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Informatikë, F.SH.N., U.T.
Studenti: Ira Bida
Abstrakt
Arkitekturat pa server (serveless architectures) janë një paradigmë e shfrytëzimit të teknologjive cloud pa pasur nevojë për investim paraprak në server (instanca virtuale) apo elementë të tjerë të infrastrukturave të sistemeve të informacionit. Fokusi i zhvilluesve përqëndrohet tek krijimi i aplikimeve ndërkohë që infrastruktura përkatëse për ekzekutimin e tyre manaxhohet plotësisht nga ofruesi i shërbimeve cloud.
Mundësitë për përshkallëzim dhe ekzekutim paralel i kthejnë këto arkitektura në një mundësues shumë të mirë të skenarëve të analizimit të të dhënave të mëdha. Detyra e kësaj teme është hulumtimi i alternativave të mundshme ekzistuese për shfrytëzimin e arkitekturave pa server, identifikimin e limiteve në përdorimin e tyre, si dhe eksperimentimi me ekzekutime në paralel. Duhen realizuar eksperimente konkrete që analizojnë të dhëna të mëdha duke shfrytëzuar arkitekturat në fjalë.