Teknologjia e blockchain dhe ndihma në zhvillimin e sistemeve të informacionit

Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Informatikë, F.SH.N., U.T.

Studenti: Agathi Drago

Abstrakt

Teknologjia e blockchain është një term i lakuar shpesh kohët e fundit dhe kjo për shkak të zhvillimit që po merr kjo teknologji. Me tiparet dalluese të kësaj teknologjie si siguria e ruajtjes së të dhënave dhe transparenca e tyre apo shpejtësia e përpunimit të tyre e bejnë atë të jetë një nga risitë që po përqafohet fort nga fusha të ndryshme.

Qëllimi i kësaj teme është realizimi i një studimi mbi ndihmën që do të japë kjo teknologji në zhvillimin edhe adoptimin e sistemeve të informacionit të përdorura në fusha të ndryshme.  Duhen studiuar raportimet në literaturë, rezultatet kërkimore si dhe zgjidhjet që gjenden tashmë në industri. Pjesë e temës është dhe ndërtimi i një sistemi që shfrytëzon teknologjinë blockchain për t’ju ardhur në ndihmë bizneseve me proceset e tyre.