Vënia në punë e sistemeve të organizuara në mikroservise nëpërmjet platformës Kubernetes
Temë masteri në programin e studimit Master i Shkencave në Teknologji Informacioni, F.SH.N., U.T.
Studenti: Erinda Dane
Abstrakt
Arkitekturat me mikroshërbime ofrojnë mundësinë e ndarjes së sistemeve të informacionit në nënsisteme plotësisht të pavarur nga njëri tjetri të cilët komunikojnë me njëri tjetrin nëpërmjet protokolleve të lehta të bazuara në HTTP (kryesisht REST). Kjo lloj arkitekture mundëson vënien në punë (deployment) në mënyrë të pavarur të secilit mikroservis si dhe replikimin e tyre sipas nevojës (ngarkesës së shtuar). Është gjithashtu e mundur që të dhënat e ruajtura nga sistemi i informacionit në fjalë, të shpërndarhen nëpërmjet mikroshërbimeve të përfshira. Organizimi i mikroshërbimeve zhvillohet kryesisht bazuar mbi funksionalitetet e biznesit të ofruara nga sistemi i informacionit. Pavarësisht avantazheve të dukshme të një arkitekture të tillë, orkestrimi i mikroshërbimeve si dhe manaxhimi i përshkallëzimit të tyre në cluster harduerik është sfidues.
Detyra e kësaj teme është ndërtimi i një prototipi sistemi informacioni të organizuar në mikroshërbime të mbështjella nëpërmjet Docker containers dhe vendosja në punë e tij nëpërmjet platformës Kubernetes. Platforma në fjalë ofron orkestrim të mikroshërbimeve dhe lehtëson përshkallëzimin e arkitekturës së sistemit të informacion në cluster harduerik (p.sh. në cloud). Eksperimentimi mund të kryhet në makina virtuale ose në një ofrues infrastrukture Cloud.